KEK ME REÇEL KAJSIE
September 1, 2020
KEK ME REÇEL KAJSIE
September 1, 2020

Përbërësit:

4 kokrra qepë mesatare

2 lugë vaj ulliri

3-4 lugë gjelle gjalpë të freskët

3 kokrra domate mesatare

400 gr speca

100 gramë mish të grirë (Sipas dëshirës)

200 gr djathë djathë kaçkavall të grirë

2 filxhanë çaji kos

2 lugë miell gruri

4 kokrra vezë

kripë

majdanoz i grirë hollë

Përgatitja

Qërojmë dhe grijmë hollë qepët.

Pastrojmë specat dhe domatet dhe i presim në kubikë të vegjël.

Shtojmë vaj ulliri në një tigan të madh, shtojmë si fillim qepët dhe specat, i kaurdisim për pak dhe më  pas shtojmë mishin e grirë, e kaurdisim pak e më pas shtojmë domatet e grira.

I kaurdisim në zjarr derisa volumi i tyre të ulet.  Shtojmë kripën dhe majdanozin e grirë.

Të gjithë masën e hedhim në një tavë dhe nisim përgatitjen e salcës me kos, vezë dhe djathë.

Në një tas rrahim vezët shtojmë miellin dhe kosin. ju sugjerojm të përdorni edhe një mikser për të përftuar një masë të njëtrajtshme në një kohë më të shpejtë.

Të gjithë salcën e shtrojmë mbi masën e perimeve që kemi në tavë, sipër hedhim djathin e grirë dhe e fusim për pjekje në furrë të parangrohur përreth 40-45 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë

Comments are closed.

Phone
Email
WhatsApp
Whatsapp

Add the number to the Contacts on your phone and send us a message via app.

Call us:

+355676034402

Phone
Email